AAK-ja konfirmon se s’kandidon për zgjedhjet në veri

AAK-ja konfirmon se s’kandidon për zgjedhjet në veri

17 April 2019 18:36

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se s’do ketë asnjë kandidaturë për zgjedhjet në veri.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se do të jetë e përkushtuar që procesi i zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, të jetë konform standardit të normave demokratike dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara me ligj për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Pas konsultimeve të zhvilluara me udhëheqjet e Degëve tona në këto komuna, AAK ka marrë vendim që të mos ketë kandidatura në këto zgjedhje dhe votuesit e saj, do të jenë krejtësisht të lirë të mbështesin kandidatë më të mirë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike e partiake”, thotë AAK.

Vetëm PDK-ja aplikon në KQZ për t’u certifikuar për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komuna të pjesës veriore të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan që do të mbahen më 19 maj.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ditë më parë tregoi për Koha.net se deri më tani, kanë pranuar vetëm një aplikim të një subjekti politik për t’u certifikuar për zgjedhje, e që bëhet fjalë për PDK-në.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme