Flamujt e vendosur nga “Atlantiku” kanë disa simbolika Foto: Driton Paçarada / KD

Flamujt e vendosur nga “Atlantiku” kanë disa simbolika

17 April 2019 17:17

Vizita e përfaqësuesve të Batalionit Atlantiku, që ka nisur më 15 prill, në Kosovë po shoqërohet edhe me vendosjen e flamujve në Kosovë dhe në Shqipëri.

Kësisoj po shënohet 20 vjetori i Batalionit të Atlantikut. Natyrisht flamujt e Batalionit Atlantiku janë vendosur me leje të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Siç merr vesh portali Koha.net, vendosja e tyre ka në vete edhe disa aspekte simbolike. Janë vendosur 14 mijë famuj të kuq, dhe kanë si simbolikë numrin e personave të vrarë në luftën e fundit në Kosovë. Po ashtu janë vendosur edhe 1650 flamuj të zi që simbolizojnë numrin e personave që ende konsiderohen të zhdukur.

Vendosja e këtyre flamujve ka kushtuar rreth 50 mijë euro, të cilat janë paguar nga Batalioni Atlantiku.

Batalioni Atlantiku do të qëndrojë në Kosovë deri më 20 prill, derisa të premten është paralajmëruar takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme