Arbëri

Supremja konfirmon që Apeli shkeli ligjin me lirimin e Emin Beqirit nga akuzat

Descriptive Text

Kolegji Penal i Gjykatës Supreme të Kosovës ka konfirmuar shkrimin e sotëm të gazetës “Koha Ditore” për shkeljen e ligjin nga ana e Gjykatës së Apelit në rastin e lirimit nga akuza të ish-drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri.

Në një njoftim për media, kjo Gjykatë thotë se “pas shkrimeve në media, të publikuara sot, sa i përket vendimit të Gjykatës Supreme për ish-drejtorin e Krimeve Ekonomike, në Policinë e Kosovës, E.B., i akuzuar për; keqpërdorim të pozitës zyrtare; pengim i të provuarit dhe moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre, njoftojmë opinionin publik, se bazuar në Kërkesën për Mbrojtje të Ligjshmërisë, të ushtruar nga Prokurori i Shtetit, kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe të Gjykatës së Apelit, Kolegji Penal i Gjykatës Supreme, ka konstatuar shkeljen në favor të të pandehurit”, raporton Koha.net.

“Vendimi për këtë rast është duke u punuar, dhe në momentin që iu dërgohet palëve në procedurë, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, mediat mund të kenë qasje në të”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Koha Ditore” raportoi sot se ish-drejtori i Krimeve Ekonomike, Emin Beqiri, është liruar jashtëligjshëm nga akuzat për korrupsion. Pasi Beqirin e kanë liruar nga akuzat gjykata e apelit, Përderisa gjykata themelore e kishe refuzuar kërkesën e Emin Beqirit për hudhje të aktakuzës. Gjykata e apelit e kishe ndryshuar këtë vendim dhe kishte nxjerr aktgjykim që Beqiri të lirohej nga akuzat për korrupsion. Gjykata Supreme ka konsideruar që kolegji i gjyqtarëve të Apelit kanë vendosur jashtëligjshëm në favor të të pandehurit.