Arbëri

Presidenti Meta dekoron Batalionin shqiptaro-amerikan “Atlantiku”

Descriptive Text

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, vlerësoi sot me anë të një ceremonie të veçantë kontributet dhe sakrificat heroike të anëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”, të cilët dolën vullnetarë para 20 vjetësh duke luftuar për lirinë e Kosovës, si dhe për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik të makinerisë ushtarake të Millosheviqit, ndaj popullsisë së pambrojtur civile të shqiptarëve kosovarë.

Presidenti Meta dekoroi se Batalioni “Atlantiku” me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”: “Me mirënjohje për ndjenjat më të larta atdhetare, si dhe në vlerësim të kontributeve të jashtëzakonshme të vullnetarëve shqiptaro-amerikanë të këtij batalioni, të cilët bënë sakrificat më sublime për çlirimin e Kosovës, dhënien fund të gjenocidit e spastrimit etnik në trojet shqiptare”.

Në fjalën e Tij drejtuar të pranishmëve, anëtarit të Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut Mark Gjonaj, pjesëtarëve të Batalionit shqiptaro-amerikan, familjarëve dhe të afërmve të tyre, presidenti Meta vuri në dukje rolin e pazëvendësueshëm që diaspora shqiptare ka dhënë dhe jep për Kosovën dhe Shqipërinë.

Duke marrë në dorëzim titullin e lartë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, përfaqësuesi i Batalionit “Atlantiku”, zoti Gani Shehu si dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, zoti Mark Gjonaj i shprehën mirënjohjen kreut të shtetit shqiptar dhe vunë në dukje kontributin e Presidentit Meta për suksesin e këtij udhëtimi si dhe mbështetjen e tij për vendosjen e flamujve kombëtarë përgjatë gjithë rrugës Tiranë-Prishtinë, për nder të Batalionit “Atlantiku”.

{gallery}