Kujtohen 18 viktimat civile dhe 8 dëshmorët e UÇK-së në betejën e Zhegocit

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 15 April 2019 19:10

Qëndresa Ahmeti ishte vetëm 3 muajshe kur babai i saj u vra duke luftuar në betejën e Zhegocit.

Ajo thotë se edhe pse nuk e njohu babanë dhe nuk e kujton, ndihet krenare për të.

Beteja e Zhegocit konsiderohet si ndër betejat më të mëdha në rrethinë të Gjilanit, aty u vranë 18 civilë dhe 8 pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe një grua.

Në mesin e dëshmorëve të vrarë është edhe djali 17-vjeçar dhe burri i Hyrije Baftiut.

Familjarët e të vrarëve gjatë luftës, kanë kritika të shumta për institucionet e vendit.

Akademia në Zhegoc është organizuar nën përkujdesjen e Kryeministrit dhe aty nuk ka qenë i pranishëm kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërkaq, Haradinaj ka deklaruar se nuk do të lejojnë të mohohen krimet në Kosovë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme