Banorët e fshatit Sllovi të Lipjanit kujtojnë vrasjen nga serbët të 45 civilëve

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 15 April 2019 19:08

Arun Haliti, me plis në kokë ka ardhur nga Tetova në 20-vjetorin e rënies së shokut të tij në Sllovi të Lipjanit.

Ai thotë se ende i ka të freskëta kujtimet me shokun e shkollës fillore.

E Isak Pacolli thotë se dhimbja nuk iu lehtësua, teksa tregon se i pa me sy të tij serbët që ia masakruan prindërit.

Në masakrën e fshatit Sllovi gjatë vitit 1999 forcat serbe vranë e masakruan 45 civilë më 15 e 16 prill.

Organizim të tillë, sipas familjarëve, nuk ka pasur për 20 vjet me radhë, derisa thonë se nuk është bërë mjaftueshëm për viktimat që u vranë gjatë luftës.

Për të nderuar të vrarët e këtij fshati, i pranishëm ishte kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe udhëheqës komunalë, të cilët thanë se janë duke punuar që drejtësia të vihet në vend për krimet e bëra gjatë luftës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme