Thaçi takohet me Hahnin: Kosovarët kanë nisur të humbin durimin për vizat

Thaçi takohet me Hahnin: Kosovarët kanë nisur të humbin durimin për vizat

15 April 2019 16:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, me të cilin ka folur për liberalizimin e vizave, dialogun Kosovë – Serbi dhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas KosovaPressit, Thaçi ka thënë se mungesa e një perspektive të qartë për integrim po krijon hapësirë për ideologji të rrezikshme antievropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Qytetarët e Kosovës, si populli me proevropian, kanë filluar të humbasin durimin. Një vendim për vizat në këtë vit dhe një zotim për dinamikë të re në integrimet evropiane, do ta rikthente besimin e humbur në BE-në”, ka thënë ai.

Në këtë takim po ashtu raportohet se është biseduar edhe për domosdoshmërinë e tejkalimit të mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme