Hoxha: Kosova ka shënuar rezultate pozitive në implementim të reformave

Hoxha: Kosova ka shënuar rezultate pozitive në implementim të reformave

15 April 2019 13:18

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka marrë pjesë në diskutimin ““Mbështetje për komunikimin e procesit të integrimit në BE” ku ka thwnw se janë të shumta përfitimet që vijnë si rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

“Nga viti në vit, kemi shënuar trend pozitiv të implementimit të reformave në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e BE-së, por presim që gjatë vitit 2019 të kemi zbatim të shtuar dhe rezultatet janë mjaft premtuese”, ka thënë ajo.

Hoxha potencoi se “mbesim të përkushtuar që të punojmë intensivisht në realizimin e reformave, për të treguar rezultate të shtuara sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“MSA-ja trason rrugën tonë drejt integrimit në BE, drejt opsionit tonë të vetëm për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme, jo vetëm për Kosovën por edhe rajonin si tërësi. Përkundër arritjeve të rëndësishme në këtë drejtim, në ende kemi shumë punë për të bërë”, tha ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme