Pacolli e quan lajm të jashtëzakonshëm hapjen e ambasadës japoneze në Prishtinë

Pacolli e quan lajm të jashtëzakonshëm hapjen e ambasadës japoneze në Prishtinë

15 April 2019 12:47

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka quajtur lajm të jashtëzakonshëm hapjen e ambasadës japoneze në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook , ai është shprehur i lumtur pasi ka pranuar urimet nga Toshiko Abe, ministre e Punëve të Jashme në Japoni, ku sipas tij theksohet rëndësia e shënimit të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Japonisë dhe Kosovës.

“Ministrja Abe e afirmon tutje diskutimin që kemi pasur bashkë, për hapjen e Ambasadës Japoneze në Republikën e Kosovës vitin që vjen, duke ri-theksuar atë çfarë kemi diskutuar bashkë, që hapja e Ambasadës do të shënoj një momentum të ri dhe të fuqishëm në thellimin e marrëdhënieve, edhe ashtu të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Japonia ka qenë dhe mbetët përkrahëse e fuqishme në kontinentin aziatik, dhe ne do t'i jemi përjetësisht mirënjohës këtij vendi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme