Ndalohet peshkimi në Fierzë, qëllim shumimi i krapit në liqen

Ndalohet peshkimi në Fierzë, qëllim shumimi i krapit në liqen

15 April 2019 10:13

Rënia e nivelit të ujit në tre mujorin e parë të këtij viti për shkak të mungesës së prurjeve është shoqëruar me peshkim të paligjshëm në liqenin e Fierzës, në Kukës.

Inspektorati i Peshkimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe atë Kufitare në periudhën 15 prill deri me 15 maj do të ndalojë peshkimin në këtë liqen me qëllim shumimin e krapit.

Sipas Halim Dafkut, çdo peshkatar, çdo qytetar, në mënyrë kategorike e ka të ndaluar zënien e peshkut krap, qoftë me rrjeta, qoftë me grep.

Monitorimi i liqenit të Fierzës do të bëhet në bashkëpunim edhe me Organizatën e Menaxhimit të Peshkut.

Ne do të bëjmë sekuestrimin e mjeteve lundruese varka dhe mjeteve nxënëse rrjeta, njëkohësisht do të çohet për ndjekje penale çdo person që do të kapet, sepse ka të bëjë me shkeljen e këtij ligji, ka thënë Halim Dafku.

Liqeni i Fierzës ka një botë të pasur nënujore. Në të rriten së paku 13 lloje peshqish.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme