Arbëri

MASHT i fton në takim, SBASHK-u thotë se nuk i ndryshojnë qëndrimet

Descriptive Text

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka ftuar sot në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për gjetjen e një zgjidhje për orët e humbura gjatë grevës në arsim.

Takimi pritet të mbahet në ora 11:00 në objektin e MASHT-it. Në takim janë ftuar të marrin pjesë edhe drejtorët komunal të arsimit, përfaqësues të Këshillit të Prindërve dhe KMDLNj.

Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri ka thënë për "Kohën Ditore" se sindikata do të shkojë ne takim me qëndrimet e njëjta.

"Zëvendësimi i një jave mësim do të bëhet vetëm nëse në ligjin për paga iu ngritët koeficienti mësimdhënësve fillor, psikologëve, pedagogëve dhe sekretarëve të shkollave", ka theksuar ai.