Arbëri

Serbia “bojkoton” Francën me udhëtime zyrtare

Descriptive Text

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se Serbia nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Francën pas refuzimit të kërkesës serbe për ekstradimin e Ramush Haradinajt, transmeton Koha.net.

“Vendimi im është edhe për tërheqjen e ambasadorit (të Serbisë nga Franca) e edhe për dërgimin e notës së protestës dhe jam i bindur se njerëzit do të pajtohen me këtë”, tha Vuçiq.

“Ne nuk i ndërpremë marrëdhëniet diplomatike, por vetëm po ju them se nuk jeni të detyruar që brenda 90 ditëve të ardhshme të bëni ndonjë udhëtim zyrtar në Francë”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se ka qenë lutje e tij që zyrtarë e nëpunës në ministritë e Serbisë brenda tre muajve të ardhshëm të mos udhëtojnë në Francë.

Vuçiq ka thënë se i vetmi vendim i Qeverisë së Serbisë ka qenë nota e protestës dërguar Francës, porse kjo, sipas tij, nuk është “asgjë e tmerrshme” pasi që Serbia e Kroacia vjet kanë këmbyer 20 nota të tilla proteste.