Thaçi shkon në Bruksel, pritet të takojë përfaqësues të lartë të BE-së Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Thaçi shkon në Bruksel, pritet të takojë përfaqësues të lartë të BE-së

14 April 2019 15:35

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Ai do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme