Vdes ish-kryetari i Komunës së Tetovës, Alajdin Demiri

Vdes ish-kryetari i Komunës së Tetovës, Alajdin Demiri

13 April 2019 21:33

Alajdin Demiri, ish-kryetar i Komunës së Tetovës dhe ish-diplomat, vdiq të premten në mbrëmje, në moshën 65 vjeçe. Sipas një njoftimi të familjes, Demiri vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër. Varrimi i tij u bë të shtunën në vendlindje, në Tetovë.

Ai u zgjodh kryetar i komunës së populluar me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut në vitin 1997 dhe pas pak muajsh qe arrestuar për shkak të vendosjes së flamurit shqiptar në shtizat e komunës. Për këtë, së bashku me kryetarin e Komunës së Gostivarit, u dënuan me nga dy vjet burgim dhe pas një kohe të vuajtjes së dënimit u amnistuan, raporton VOA.

Demiri qëndroi për një vit në krye të Komunës.

Nga viti 2000 deri 2002 ishte ambasador i Maqedonisë në Zvicër. Më pas punoi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa u shqua si njohës i dinamikës politike dhe analist në mediat vendore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme