Mundësohet komunikimi me Skype në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës

Mundësohet komunikimi me Skype në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës

12 April 2019 20:36

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga dita e premte për herë të parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ka nisur aplikimi i komunikimit virtual me Skype, ndërmjet të dënuarve dhe familjarëve të tyre.

Në bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, të dënuarve dhe familjarëve të tyre, është rënë dakord që të aplikohet komunikimi virtual Skype, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit, të dënuarit, fillimisht do të bëjnë kërkesë për qasje në komunikim virtual, kërkese kjo e cila shqyrtohet nga Komisioni Multidisiplinor, i cili i rekomandon drejtorit të institucionit të lejojë ose të refuzojë kërkesën.

Qendra tash e tutje do të posedojë Dhomën e Komunikimit Virtual, e cila është e pajisur me laptop dhe pajisje të tjera që do ta mundësojnë komunikimin e të burgosurve me familjarët e tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme