Thaçi: Pjesëtarët serbë që largohen nga institucionet e sigurisë, s'do të kthehen më Foto: Alban Bujari

Thaçi: Pjesëtarët serbë që largohen nga institucionet e sigurisë, s'do të kthehen më

12 April 2019 16:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar lidhur me ultimatumin e Beogradit për largimin e mundshëm të pjesëtarëve serbë nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

Thaçi ka theksuar se çdokush që largohet nga policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, më nuk do të kthehen, dhe vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë të tjerë të komuniteteve.

Ai tutje i ka bërë thirrje Serbisë që t’i ndalë veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës, gjithashtu ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë më e vëmendshme, transmeton Koha.net.

Serbët i kthehen kërcënimit të përhershëm për largim nga institucionet e destabilizim të veriut

“Nesër kalon afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook. “Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë. Është në vullnetin individual të secilit që të vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet. Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve”.

Ai ka theksuar se Kosova nuk është më tepër e një etnie apo më pak e një tjetre, por është e të gjithëve dhe sipas tij duhet të ndërtohet bashkërisht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme