OAK kërkon ndryshimin e udhëzimeve administrative

OAK kërkon ndryshimin e udhëzimeve administrative

12 April 2019 16:28

Me qëllim të koordinimit të hapave të mëtutjeshëm të veprimit, përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë ditës realizuan takim me bizneset e sektorit minerar.

Në takimin e fundit të OAK-së me Ministren, kabinetin dhe drejtorët e departamenteve të MBPZHR-së u dakorduan të gjithë që dy pika të kërkesës dhe peticionit të parashtruar nga Oda e Afarizmit të Kosovës mund të ndryshohen nga MBPZHR, ndërsa pikat tjera duhet të ndryshohen me ligj.

Oda e Afarizmit të Kosovës në një komunikatë për media thotë se përveç informimit të bizneseve lidhur me takimin me ministren, njëkohësisht u dakorduan që të kërkohet që MBPZHR të marrë sa më shpejtë vendimet të cilat janë kompetencë e tyre, brenda një afati të caktuar kohorë, transmeton kp.

“Në rast që kërkesat nuk merren parasysh, atëherë Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset e sektorit do të dalin para Ministrisë. Oda e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset e sektorit kërkojnë hapa konkret të veprimit”, thuhet në komunikatë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme