Në katër komuna të veriut 58 mijë e 520 votues

Në katër komuna të veriut 58 mijë e 520 votues

12 April 2019 14:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, bëri të ditur KQZ përmes një njoftimi për media.

Në këtë mbledhje u njoftua lidhur me procesin e krijimit të listës preliminare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Sipas të dhënave jopërfundimtare, numri i votuesve në këto katër komuna është: 58 mijë e 520 votues, apo 1 mijë e 507 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2017. Mbështetur në të dhëna jopërfundimtare, numri i votuesve në Mitrovicën e Veriut është 22 mijë e 242; në Zubin Potok 8 mijë e 612; në Leposaviq 18 mijë e 390; dhe në Zveçan 9 mijë e 276.

Në vazhdim të mbledhjes KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgedhore (13 maj – 17 maj) të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Sipas vendimit të KQZ-së, duke u mbështetur në Rregullën zgjedhore për kufizimin e shpenzimeve të fushatës, shuma e mjeteve për shpenzimet e fushatës zgjedhore është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse. Vendimi i KQZ-së mbështetet në listën jopërfundimtare të votuesve në këto katër komuna.

Komuna

Numri i votuesve sipas listës

preleminare të votuesve

Shuma

e lejuar

MITROVICË E VERIUT

22 242

11 121 €

ZUBIN POTOK

8 612

4 306 €

LEPOSAVIQ

18 390

9 195 €

ZVEÇAN

9 276

4 638 €

 

 

29 260 €

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme