Arbëri

MTI fton zyrtarisht Volkswagenin të investojë në Kosovë

Foto: Reuters

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, më 4 prill të këtij viti edhe zyrtarisht i ka dërguar letër-ofertë bordit të drejtorëve të kompanisë së njohur të automjeteve, Volkswagen, që kjo kompani të investojë në Kosovë në fabrikën e re që pritet të hapet në Ballkan, njofton kumtesa e Ministrisë, transmeton Koha.net.

Përmes kësaj letre, është njoftuar presidenti i bordit të kësaj kompanie, Herbert Deiss, në lidhje me kushtet që ofron Republika e Kosovës për investime.

“Shala në letrën tij ka njoftuar udhëheqësit e kësaj kompanie për preferencat e kosovarëve për Volkswagen dhe historinë e industrisë së automobilave në Kosovë. Ditëve në vijim, ministri Shala planifikon dërgimin e ofertave të ngjashme edhe kompanive tjera”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Bashkangjitur mund ta gjeni letrën qe ministri Shala e ka dërguar tek Volkswageni.

Image
Image