Arbëri

KFOR paralajmëron stërvitje të reja në veri

KFOR njoftoi se në ditët në vijim do të kryejnë trajnime dhe ushtrime të planifikuara në mbarë Kosovën, veçanërisht në perëndim dhe në veri të vendit.

Para pak kohësh, pati një reagim nga ana e Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar në lidhje me shfaqjen e ushtarëve shqiptarë në veriun e vendit, por ajo më pas u mësua se ishte pjesë e një stërvitjeje.

Tashmë KFOR-i ka paralajmëruar se të tilla stërvitje do të mbahen sërish.

“Ne jemi këtu për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit. Ne stërvitemi që të jemi gjithmonë të gatshëm. Nëse na shihni ju duhet të ndiheni të sigurt”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.