Hoxha: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për liberalizim

Hoxha: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për liberalizim

11 April 2019 19:42

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një diskutim të organizuar në Paris me temën “Kosova 20 vite pas luftës dhe perspektiva e saj evropiane”, ka thënë se shteti kosovarë ka shënuar progres në plotësimin e kritereve për liberalizim të vizave.

Sipas saj Kosova mbetet e përkushtuar që të përmirësoj rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ne e kemi të qartë se ku po shkojmë, shtoi ajo, por ne kemi nevojë për mbështetje dhe për një qasje konstruktive nga ana e BE-së, duke qenë se vizioni ynë për të ardhmen është i lidhur ngushtë me anëtarësimin tonë në BE”, ka thënë ajo, bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie.

Hoxha ndër të tjera ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor, sidomos në zgjerimin e mundësive për të rinjtë.

Lidhur me zhvillimet e fundit në vend, ajo ka vënë në dukje se Kosova ka dëshmuar që është një shembull i bashkëpunimit, promovuese e marrëdhënieve të mira fqinjësore, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më tej.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme