Arbëri

Nesër përcaktohet buxheti për zgjedhjet në veri

Foto: Koha / ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), nesër, e premte, do të përcaktojë buxhetin për zgjedhjet në veri të Kosovës.

Sot u mbajt mbledhja e radhës e KQZ ku edhe u vendos për përcaktimin që do të raportohet nesër.

Lexo edhe: Ende nuk dihet sa do të kushtojnë zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni sot gjithashtu ka vendosur që t’i rekomandojë SKQZ-së që të për shpalljen e konkursit për Drejtor të Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, tha se pozita për zv.kryeshef të SKQZ-së nuk është shpallë asnjëherë ani pse buxheti për shpalljen e kësaj pozite ekziston në KQZ.

“Tash një kohë të gjatë ne e kemi të lirë pozitën e zv.kryeshefit e cila zgjidhet nga KQZ dhe nuk është shpallë asnjëherë dhe ne kemi buxhet për të tashmë sa vite”, tha ajo.