Arbëri

Dëmtohet varri i dëshmorit Ramadan Cikaqi

Descriptive Text

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erës është dëmtuar varri i dëshmorit Ramadan Cikaqi dhe janë shkaktuar disa dëme tjera.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, kompania e kontraktuar ka intervenuar menjëherë në sanimin e dëmeve.

“Si rezultat i reshjeve te shiut dhe erës drunjtë e thatë kanë dëmtuar varrin e dëshmorit Ramadan Cikaqi, dhe janë shkaktuar disa dëme tjera. Është intervenuar menjëherë në sanim të dëmeve, nga kompania e kontraktuar dhe zjarrfikësit. Do të rregullohet gjithçka e dëmtuar e po ashtu drunjtë e thatë kudo ku vërehen do të eliminohen”, ka shkruar Muharremaj.

{gallery}