Arbëri

FMN: Ekonomia e Kosovës do të rritet 4.2% në 2019-ën

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi sot se pritet që ekonomia e Kosovës të rritet me 4.2% në vitin 2019, nga 4 për qind sa ishte parashikuar në tetor.

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kosovës pritet të rritet në 4 në vitin 2020 dhe 2024, thuhet në raportin e FMN-së mbi ekonominë botërore për 2019, sipas të cilit ekonomia e Kosovës u rrit me rreth 4% në vitin 2018.

FMN pret që inflacioni mesatar vjetor i çmimeve të konsumit në Kosovë të jetë 0.6% në 2019, nga 2.9% sa ishte parashikuar në vitin 2018. Inflacioni mesatar parashikohet të jetë 2.4% në vitin 2020.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse të Kosovës parashikohet të rritet në 10.5% të PBB-së në 2019, nga 8.3% në 2018, thekson FMN. Deficiti i llogarisë aktuale parashikohet në 10.1% dhe 8% të PBB-së në vitin 2020 dhe 2024, respektivisht.

Në raportin e publikuar mbi “Pasqyrën Ekonomike Globale”, FMN ka rritur vlerësimin edhe për ekonominë e Shqipërisë prej 3.7% gjatë këtij viti, derisa vendet e tjera të rajonit do të kenë ngritje më të ulët: Serbia 3.5%, BeH 3.1%, Maqedonia e Veriut 3% dhe Mali i Zi 2.8 për qind.