Arbëri

Limaj: Beteja e Koshares i dha impuls të ri luftës së drejtë të UÇK-së

Descriptive Text

Njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, aktualisht zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar 20-vjetorin e Betejës së Koshares, duke shprehur nderime për të gjithë dëshmorët.

Sipas Limajt, kjo betejë i dha një impuls të ri luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mundësuar kështu furnizim më të lehtë me armatim.

“Dy dekada më parë në Koshare ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rreshtuar në Brigadën 138 "Agim Ramadani”, zhvilluan një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së. Beteja e Koshares kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve. Kjo betejë i dha një impuls të ri luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mundësuar kështu furnizim më të lehtë me armatim. Në këtë 20-vjetor kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në këtë betejë. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të Kombit”, shkroi Limaj në Facebook./KsP.