Arbëri

Më shumë vdekje nëpër aksidente sivjet se një vit më herët

Descriptive Text

Drejtori i Drejtorisë për Komunikacion Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, ka bërë të ditur se periudha janar – mars 2019 ka sjellë më shumë vdekje nga aksidentet në Kosovë, se një vit më herët në periudhën e njëjtë.

Në Puls të KTV-së ai ka thënë se numri total i aksidenteve ka pësuar rënie, por janë shtuar ato me fatalitet. Sipas tij, në këtë periudhë të vitit 2019 kanë vdekur shtatë persona më shumë e një vit më herët, ndërsa janë regjistruar gjashtë aksidente fatale më shumë.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se numri i kundërvajtjeve është rritur për 18.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.