Arbëri

Shi i herëpashershëm sot në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, parashikohen reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24 orëshit me intensitet mesatar.

Në orët e mbrëmjes në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Dibër parashikohet që reshjet hera-herës të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave me rrebeshe e shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje -veriperëndim 1-10m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 18m/sek.

Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-2.0 metër më tepër në mbrëmje.

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 11/18 re shi

Kukës 7/15 re shi rrufe

Lezhë 11/18 re shi

Dibër 7/15 re shi rrufe

Durrës 9/19 re shi

Tiranë 12/18 re shi

Elbasan 9/17 re shi rrufe

Berat 8/19 re shi rrufe

Vlorë 11/19 re shi rrufe

Korcë 4/13 re shi

Gjirokastër 6/17 re shi rrufe

Sarandë 11/19 re shi