Arbëri

Këto janë vlerësimet e britanikëve dhe vendorëve për kandidatët për KPMSHCK

Descriptive Text

Në bazë të Memorandumit të nënshkruar mes Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës për fuqizimin dhe sigurimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për postet e larta, 3 ditë më parë janë intervistuar kandidatët për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës (KPMSHCK).

Në bazë të rezultateve të publikuara nga ueb-faqja zyrtare që njofton për përzgjedhjet e kandidatëve për pozitat e larta, del se kandidati Shkëmb Manaj ka marrë më së shumti pikë nga Komisioni i Ambasadës Britanike, e po ashtu edhe nga komisioni vendor për administratë shtetërore, raporton Koha.net.

Britanikët, Manajn e kanë vlerësuar me 25.5 pikë nga 35 sa janë maksimalet, kurse vendorët me 30.8.

I dyti në këtë listë nga britanikët është vlerësuar Lulzim Aliaj, me 23.0, ndërsa për kandidatin e njëjtë, komisioni për administratë shtetërore e ka vlerësuar me 28 pikë dhe është në vendin e katërt.

Kjo është lista e kandidatëve të vlerësuar nga britanikët:

Shkëmb Manaj: 25.5

Lulzim Aliaj: 23.0

Mërgim Himaj: 22.5

Faruk Rexhaj: 20.5

Ramadan H. Gashi 19.0

 

Image

Kurse këto janë vlerësimet e bëra nga Komisioni për administratë shtetërore:

Image

Ndërkaq, për emërimin e tyre eventual, janë deputetët e Kuvendit të Kosovës ata që do të vendosin në një seancë plenare.