Arbëri

Rekomandimet e Alternativës për të shmangur ngecjet në zhvillimin arsimor në Kosovë

Descriptive Text

Alternativa, ka mbajtur konferencë për media lidhur me, siç u tha aty, “Ngecjet në zhvillimin e arsimit në Republikën e Kosovës”.

Sipas Alternativës, kjo qeveri ka dështuar të reformoj arsimin në mënyrë të mirëfilltë.

“Të gjitha premtimet sot kanë ra në veshë të shurdhër përderisa s’ka as më të voglin angazhim profesional në përmirësim të cilësisë, llogaridhënie dhe hartimit të politikave të mirëfillta arsimore. Kjo nuk është rastësi por mosnjohja e proceseve arsimore nga ana e ministrit ka sjell dështimin e tij në implementimin e politikave arsimore që mund të ndikonin në ngritjen e cilësisë në arsim. Viteve të fundit për fatin tonë jo të mirë nuk kishim një ministër që do të kishte dijen, vullnetin dhe guximin për të bërë hapa përpara në drejtim të ngritjes së cilësisë”, u tha në konferencë.

Fokusin e vetëm, sipas Alternativës, ky ministër e ka në klientelizmin partiak, emërimin e anëtarëve të partisë së tij të cilët pothuajse gjithnjë janë të pakualifikuar e të papërvojë, në pozita të rëndësishme e drejtuese , në këshilla e komisione.

“Pastaj punësimet janë edhe të një natyre tjetër kur bëhët përshtatja dhe dizajnimi i konkurseve për pozita të caktuar konform llojit të kualifikimit të militantëve. Këto janë disa nga situatat që cilat i kanë bllokuar mundësitë edhe ashtu të vogla për përmirësimin e ngritjes së cilësisë në institucionet tona edukativo-arsimore. Vlerësimin e Performancës së mësimdhënësve -është fol shumë por se është punuar shumë pak për këto dy vite .Vetëm rreth 250 mësimdhënës kanë arritur të kryejnë këtë formë të vlerësimit . ( duke llogaritur se ka mbi 25 mijë mësimdhënës athua çfarë formule do të arrijnë të përmbyllin këtë cikël apo ndoshta ju duhen dekada të tëra). Dhe kjo është si pasojë e mbajtjes peng të pozitave të lira të Inspektoriat të Arsimit sidomos në komunat në vogla si në Mitrovicë , Gjakovë , Ferizaj e disa qytete tjera”, u tha tutje.

Në konferencë u tha gjithashtu se kabineti i ministrit është shumë i mbyllur ndaj ekspertëve të cilët punojnë nëpër sektore të ndryshme të MASHT-it , në Institutin Pedagogjik të Kosovës si dhe nëpër organizata tjera qeveritare dhe joqeveritare (GIZ,USAID etj) që kanë në fokus zhvillimin e arsimit. Kjo sipas tyre, tregon qartë se këta në rend të parë kanë favorizimin e militantëve të tyre e jo përkrahje e personave kompetent dhe profesional të fushës së arsimit.

“Element tjetër i përmendur shumë në vitin e parë të punës së ministrit të arsimit ishte edhe Mësimi tërëditor për të cilën gjë as nuk është planifikuar e as që është diskutuar për faktin se ka një kosto ta lartë si dhe është i papërballueshëm për buxhetin që Qeveria e Kosovës e ndau gjatë këtij mandati (2018 -54 milion ndërsa në vitin aktual ka një rritje prej 19% apo më mirë të themi 69.2 milion). Ky ministër me ekipin e vet është deshtë që të bëj planifikime dhe të dizajnoj forma dhe mënyra të një racionalizimi domethënës të rrjetit të shkollave apo të të fuzionimit të shkollave në zonat e thella rurale ku mësimi bëhët me 3-4 nx për klasë apo shkolle . Ekzistenca e këtyre shkollave nuk arsyetohet as me buxhetin i cili ndahet në nivel të komunave por mbi të gjitha në këto shkolla apo më mirë të themi klasa mungon konkurenca mes nxënësve , mungon kreativiteti dhe mbi të gjitha cilësia. Një lëshim që nuk është dashur të ndodh në asnjë mënyrë është mungesa e teksteve adekuate konform rezultateve të parapara me Kurrikulēn e Re. Edhe pse ka dy vite që KK ka filluar të implementohet në të gjitha shkollat e Kosoves, puna po vazhdon me libra të vjetër”, u tha tutje.

Sipas Alternativës, ky është një problem për mësimdhënësit, nxënësit por edhe për prindërit të cilët nuk kanë material ku të referohen për t'iu ndihmuar fëmijëve.

“Një çështje shumë e diskutuar ka qenë edhe fuzionimi i Universiteteve nga shtatë sa janë aktualisht në kalohet vetëm në dy gjë që nuk është diskutua e as që se janë marr hapa konkretë. Gjatë këtij mandati jemi dëshmitarë të marrjes së vendimeve të ndryshme të pamatura të ndikuara dhe politike:

-Shkarkimi i Këshillit të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës e që ndikoi me përjashtimin e Kosovës nga EQAR -Regjistri Europian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë ku shihet se ka qenë ndërhyrje e pastër politike dhe kjo situatë pengon lëvizjen e lirë të studentëve dhe të dilpomuarve në universitetet tona.

- Vendimin e nëntorit të vitit 2018 – për ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla nga ana e mësimdhënsve dhe nxënësve. Llogarisim se me këtë çështje do të duhej të mirrej direkt shkolla/drejtori në bashkëpunim me KDSH e jo të merr qëndrim niveli qendror – ministri i arsimit.

“Apo rasti i fundit gjatë muajit të kaluar MASHT nxjerr vendim për plotësim të fondit të orëve të humbura gjatë periudhës së gresës pa marr në konsideratë fare Ligjin për Greva për të cilat me ditë të tëra ka komunikuar me SBASHK. E që këta të fundit kanë paralajmëruar se do të shpallin grevë të përgjithshme nëse siç është thënë “bëhet trysni të mësimdhënësit për zëvendësimin e orëve të humbura. Ky maltretim i opinionit publik që lidhet me kompenzimin apo moskompenzimin e orëve, pa pritur Vendimin e Gjykatës- si duket ka qenë lojë e porositur për të mbuluar gjendjen e rëndë ekonomike dhe politike dhe të pashpresë për tërë popullin e Kosovës. Një gjendje e tillë e krijuar në arsim nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Kosovë, ku të vetmit që po pësojnë po janë nxënësit nga përplasja në mes MASHT dhe SBASHK. Mendoj se është bërë një zhurmë e panevojshme - dhe kur bëhet një zhurmë e madhe zakonisht paraqiten shumë akterë që dëshirojnë të përfitojnë nga një situatë e tillë. Urojmë që zërat e tillë të pushojnë dhe të mos dëmtojnë pjesën më të rëndësishme të sistemit arsimor që janë nxënësit tanë”, u tha tutje.

Rekomandimet e Alternativës:

1. Depolitizimi i Arsimit në nivel vendi

2. Alternativa bën thirrje , SBASHK –ut dhe MASHT , të mos përdorin fëmijët për betejat e tyre politike . Situata e krijuar ,gjatë dhe pas grevës së arsimit ,nuk e aminston asnjërën palë nga përgjegjësia e orëve të humbura për fëmijët. Çfarëdo humbje e mëtutjeshme e mësimit në dëm të fëmijëve është e pa tolerushme dhe e papranueshme.

Alternativa,konsideron se papërgjegjësia dhe paaftësia e kësaj qeverie më së rëndi është reflektuar me dënimin që po bëhet fëmijëve dhe gjeneratave të reja në Kosovë

3. Përfshirja në vendimmarrje e ekspertëve të brendshëm të MASHT-it dhe Institutitin Pedagogjik të Kosovës si dhe përfshirja e ekspetëve të jashtëm me kredibilitet të lartë nga sfera e arsimit

4. Plotësimi dhe rritja e vendeve të punës me profesionistë të fushës në Inpektoriatet Rajonale të Arsimit

5. Analizat demografike që do të rezultojnë me nevojën për një racionalizim domethënës të rrjetit të shkollave pas së cilës mund të vijmë me konklzione dhe planifikime për mësimin tër ëditor

6. Rritja dhe përfshirja e fëmijëve në edukimin parashkollor përmes skemave të partneritetit publiko-privat

7. Integrimi i arsimit të lartë në Hapësirën Evropiane të Arsimit realizimi i cilës është i mundur vetëm nëse i përmbahemi pikës 1

8. Universitetet ekzistuese duhet të profilizohen sipas specifikave të rajonit ku funksionojnë apo sipas nevoja të tregut të punës