Arbëri

Lidhja Prokurori-IPK për mosndëshkueshmëri të policëve të dyshimtë

Descriptive Text

Një raport hetimor i deputetëve të Kosovës, që është bërë në kuadër të kompetencave të Kuvendit për të mbikëqyrur ligjshmërinë e Inspektoratit Policor të Kosovës, ka përmbledhur gjetje të cilat janë bazë për dyshime për vepra penale në këtë institucion e institucione të tjera të drejtësisë. Në raportin ku njëra nga rekomandimet kryesore është shkarkimi i kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, disa nga institucionet e drejtësisë cilësohen si bashkëpunëtorë në veprime të ndryshme kriminale.

“Ka të dhëna të shumta që ngrenë dyshimin për shantazh nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës ndaj personave fizikë e juridikë në Republikën e Kosovës”, thuhet në raportin të cilin e ka siguruar gazeta “Koha Ditore”.

Krimi në procesin hetimor të policëve të dyshuar sipas raportit është instaluar nga Policia dhe Prokuroria e Shtetit, e cila, sipas këtij dokumenti, ka krijuar kushte për zhvillimin e parregullsive.

“Zyrtarë të lartë të Policisë dhe Prokurorisë rezulton që kanë ndihmuar në krijimin e mjedisit për mosndëshkueshmëri dhe mbulim të rasteve, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe autoritetin”, është një tjetër gjetje e raportit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)