Arbëri

Lluka: Kosova u paraqit si shtetet tjera në Beograd

Foto: Ksp

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka menjëherë pas kthimit nga Beogradi, ku ka nënshkruar marrëveshjen e uljes së çmimit për roaming në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se Kosova është paraqitur denjësisht dhe njësojë sikur vendet e tjera.

Lluka, në një konferencë për media, u shpreh se me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka arritur një synim të madh dhe se këtë BE-ja do të duhet të marrë si model për të shfrytëzuar marrëveshjet tjera që mund të ndodhin.

“Kosova për herë të parë është paraqitur si një vend i barabartë me gjitha vendet tjera dhe së bashku me gjitha vendet e tjera që kemi nënshkruar këtë marrëveshje. E cila pritet të fillohet të implementohet më 1 korrik të vitit 2019, ku do të ketë reduktime të ashpra fillestare në tarifa. Pastaj brenda dy viteve do të ketë eliminim të tërësisht të tarifave të roaming. Pra në korrik të vitit 2021, pritet që të aplikohet koncepti i roaminut ashtu sikur në shtëpi. Pra ato çmime që i kemi brenda Kosovës, do të aplikohen kudo në Ballkanin Perëndimor”, tha ministri Lluka, raporton Kosovapress.

Për përfaqësimin e Kosovës në Beograd, Lluka tha se ka pasur një përfaqësim të denjë si shtet, dhe jo nën UNMIK-un.

“Jemi përfaqësuar sikur Kosovë, jo sikur UNMIK dhe si të tillë kemi nënshkruar marrëveshjen, ky fakt ka bërë që Komisioni Evropian të marrë si model për të shfrytëzuar për aktivitetet tjera të ngjashme që mund të kemi”, shtoi ai.

Përkundër kësaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik ka njoftuar se ka pasur tendenca të ndalimit të deklarimeve përmes aspekteve teknike, siç ka ndodhur me Shpend Lilën ku është ndërprerë fjalimi i tij.

Ndërkaq, ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi ka qenë i fituar sot në një samit që po mbahet në Tiranë, mirëpo për shkak të përfaqësimit nën ombrellën e UNIMIK-ut, ai e ka bojkotuar këtë takim në shenjë proteste.