Arbëri

Veseli: Ilaz Kodra, themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë

Descriptive Text

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në 18 vjetorin e rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra ka thënë se ai është themeli mbi të cilin qëndron shteti i Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se kujtimi për të vjen me dhimbje të madhe dhe krenari të lartë, transmeton Koha.net.

“Sot, në 18 vjetorin e rënies heroike të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, kujtimi për të na vjen me dhimbje të madhe dhe krenari të lartë. Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që dhanë jetën për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe sovran”, ka thënë Veseli.