Arbëri

Krasniqi: Qëllimkeqe dhe e paskrupullt tendenca të krahasohet Ekipi ynë Negociator me atë të Serbisë

Foto: Koha

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas kritikave të shumta rreth Ekipit Negociator, që e bashkëkryesojnë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Krasniqi, në një postim në Facebook, i është përgjigjur një deklarate të deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili me ironi tha se ky Ekip Negociator në bisedime me Serbinë ka të angazhuar nipa, dajallarë e tezakë.

Lexo edhe: Abdixhiku: Serbia në dialog angazhoi ekspertët më të mirë vendorë, Kosova nipa, dajallarë e tezakë

“Ekipi Negociator për krijimin e Platformës Shtetërore, ka angazhuar disa prej ekspertëve më të mirë lokalë e ndërkombëtarë për Kosovën, në mesin e të cilëve Marc Weller dhe Ben Emerson. Është e pasaktë, qëllimkeqe dhe e paskrupullt tendenca me e krahasu stafin administrativ të Ekipit tonë me ekspertët e Serbisë”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Koha.net.

Por, dje Kohavisioni ka raportuar se Endrit Zabërgja, që është djali i motrës së Limajt, është propozuar që të punësohet në Zyrën e Koordinatorit Administrativ, pranë Ekipit negociator.

Lexo edhe: Me nip në negociata: Në Zyrën Administrative të Ekipit propozohet edhe djali i motrës së Limajt

“Mos u shqetësoni. Ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë, ka me i pasë Kosova, veç mos pritni tash që edhe shoferët dhe asistentët me i pasë ekspertë ndërkombëtarë”, përfundon Krasniqi.