Beogradi i “shqetësuar” pse krimet e luftës do t'i dënojë gjyqësori i Kosovës Foto: Ilustrim

Beogradi i “shqetësuar” pse krimet e luftës do t'i dënojë gjyqësori i Kosovës

02 April 2019 12:47

Beograd, 2 prill - Zyrtarët dhe mediat serbe janë "alarmuar" për shkak se gjykatat e Kosovës do të marrin lëndët e EULEX-it që kanë të bëjnë me krimet serbe të luftës në vendin tonë, duke paragjykuar vendimet e tyre se "do të jenë të padrejta", "jo profesionale"...

FoNet citon avokatin Nebojsha Vllajiq të ketë thënë "me rastin e vendimit që gjykatat e Kosovës të marrin lëndët për krimet e luftës nga EULEX-i, se gjykimet ndaj serbëve do të jenë tepër të mundimshme dhe të vështira, sepse duhet të dëshmoni pafajësinë e njerëzve para atyre që nuk duan të dëgjojnë këtë fjalë".

Sipas kësaj agjencia serbe të lajmeve, EULEX-i nuk gjykon më lëndët për krime lufte, ato u kalohen gjykatave të Kosovës. Nga 11 aktakuza, tri janë kundër gjeneralëve të pensionuar serbë: Bozhidar Deliqit, Lubisha Dikoviqit dhe Momir Stojanoviqit, transmeton Koha.net.

Gjykatat e Kosovës kanë marrë rastet e krimeve të luftës nga EULEX-i, këahtu që do të gjykojnë për krimet që i kanë kryer pjesëtarët e UÇK-së ndaj serbëve, dhe krimet e kryera ndaj shqiptarëve për të cilat dyshohen serbët.

Kryetari i Këshillit për Kosovën të Kuvendit të Serbisë, Millovan Drecun ka thënë se bëhet fjalë për 11 lëndë, të cilat EULEX-i ia përcjell gjyqësorit të Kosovës, prokurorisë dhe gjykatave kompetente. Siç thekson kjo agjenci, që të 11 këto lëndë kanë të bëjnë me shtetas me përkatësi serbe...

Avokati Vllajiq i ka thënë RTS-së se " nëse do të kishte pak shpresa derisa në gjyqësorin e Kosovës ishte i angazhuar EULEX-i, ndonëse ka pasur aktgjykime liruese, tani shpresa të tilla tani ka gjithnjë e më pak".

Sipas këtij avokati, në Kosovë kompetencat për të gjykuar rastet e krimeve të luftës i janë lënë Gjykatës Themelore të Prishtinës. "Këto raste nuk mund të gjykohen në Mitrovicë, kur shumica e gjyqtarëve janë serbë", ka thënë ai.

Komentet

Shqiptarii03/04/2019 14:51

Jo hiq mos te shqetesohet se kan me kapercy ma mire se ata qe jan denu ne gjyqet e veta, se qfar njerez te komprometum e aspak atdhedashes e tuca sa ska tybe si eshte me se miri kan mekalu!!! Qka me na bo neve qe kurr ne asnje sistem nuk pat hyqmet qe na mbron!!!

Shqiptarii02/04/2019 16:32

Jo hiq mos te shqetesohet se kan me kapercy ma mire se ata qe jan denu ne gjyqet e veta, se qfar njerez te komprometum e aspak atdhedashes e tuca sa ska tybe si eshte me se miri kan mekalu!!! Qka me na bo neve qe kurr ne asnje sistem nuk pat hyqmet qe na mbron!!!

Shto koment

Të ngjashme