Arbëri

Çekia përkrah perspektivën e Kosovës e të rajonit drejt integrimit evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, takoi emisaren e veçantë të Ministrisë së Jashtme të Çekisë për Ballkanin Perëndimor, Janina Hrebickova, me të cilën diskutoi për procesin integrues të Kosovës dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Siç thuhet në njoftimin për media, ministrja theksoi që e ardhmja e Kosovës mbetet ngushtë e lidhur me integrimin e saj në BE dhe në përqafimin e vlerave euro-atlantike. Më tej, ajo shtoi që “perspektiva jonë evropiane, por edhe e gjithë rajonit, është konsensus i brendshëm i të gjitha shteteve anëtare, gjë që është rikonfirmuar në strategjinë e zgjerimit te BE-së për Ballkanin Perëndimor”.

Hrebickova vlerësoi të arriturat e Kosovës në procesin integrues, në zbatimin e MSA-së dhe reformat e ndërmarra, duke theksuar se Republika Çeke do të vazhdojë të mbështesë Kosovën si pjesë e perspektivës integruese të Ballkanit Perëndimor, duke mos përjashtuar asnjërin vend.

Hoxha e falënderoi Hrebickovan për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Çeke ndaj Kosovës dhe rajonit.