Deputetët gjermanë në Prishtinë, për të treguar kundërshtimin ndaj ndryshimit të kufijve

Deputetët gjermanë në Prishtinë, për të treguar kundërshtimin ndaj ndryshimit të kufijve

01 April 2019 19:19

Kosova i ka kërkuar edhe një herë Gjermanisë që ta mbështesë në procesin e liberalizimit të vizave. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit me deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt .

Ai ka thënë se deputetët ia kanë rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë.

Vetë deputetët e parlamentit gjerman kanë thënë se e mbështesin procesin e integrimit të Kosovës në BE, por jo edhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë, raporton KTV.

“Ne kemi biseduar për proceset e ardhshme që është dialogu, të cilin ne e mbështesim dhe ai duhet të zhvillohet edhe më tutje për Kosovën dhe Serbinë. Diskutuam edhe për temën më të përfolur që është shkëmbim i territoreve, e për të cilën Gjermania e kundërshton fuqishëm. Tani në zgjedhjet parlamentare të BE-së, ne do të kryejmë rolin tonë dhe do të jemi partnerë mbështetës për proceset e ardhshme të Kosovës, por gjithmonë me një sy kritik”, ka thënë Peter Beyer, deputet i Parlamentit gjerman, CDU.

“S’mund t’i zgjidhim problemet përmes krijimit të problemeve të reja . Dhe ai që vërtet mendon se me krijimin e kësaj ideje do ta zgjidhte një problem, duhet të jetë shumë i vetëdijshëm që kjo do të krijonte edhe më shumë probleme të reja, e që do ta preknin jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin në përgjithësi. Edhe nëse krijohen bazat për një bashkëpunim më të mirë, edhe doganat nuk do ta kenë me atë domethënie që e kanë”, Christian Schmidt, deputet i Parlamentit gjerman, CSU.

Kur janë pyetur për taksën e vendosur për mallrat serbe e boshnjake, deputetët gjermanë thanë se më së miri do të ishte të punohet në zhvillim ekonomik dhe punësim të rinisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme