Arbëri

“Koha Ditore” e së dielës i kushtohet punës vullnetare

Se si po shkon duke rënë numri i personave që bëjnë punë vullnetare, do të mund të kuptoni këtë të diel në Kohën Ditore.

“Shuarja e vullnetarizmit” është tema e kësaj jave, ku shtjellohen arsyet se si me përfundimin e luftës, fryma e qytetarisë aktive shkoi duke u shuar.

temën shkruan Elmaz Isufi, ndërsa në intervistë flet Mentor Dida, bashkëthemelues i organizatës “Iniciativa për prosperitet në Kosovë”, që synon të inkurajojë të rinjtë të jenë pjesë e nismave vullnetare në komunitet.

Në Kosovarçe, do të njoftoheni me Afërdita Tahirin, që për më shumë se 10 vjet i është përkushtuar vullnetarisht punës me njerëzit e verbër dhe me shikim të dobët.

Gjithashtu, në “Reportazh” do të kuptoni se cila shoqatë ka ndërtuar 200 shtëpi anembanë Kosovës dhe me kontribute të kujt po mundësohet kjo.

Nga faqet e kulturës, lexoni për punën e skulptorit Jean Pierre Romy e dirigjentit Noorman Widjajan.

Në faqet kushtuar ngjarjeve dhe zhvillimeve nga bota, lexoni për një trafikant organesh dhe përfshirjen e refugjatëve sirianë, e gjithashtu për një burrë misterioz nga Japonia, që po e shpalos shpirtin e shtetit të tij.

Faqet e sportit, janë rezervuar për profilet e atletes së pakonkurrencë, Gresa Bakraçi, dhe ngritjen në karrierë të Valdet Ramës.

Si zakonisht, edhe shumë faqe të tjera kushtuar ngjarjeve e zhvillimeve interesante nga vendi e bota, enigmatikë e lajme nga teknologjia, janë në të dielën me Kohën Ditore.


“Koha Ditore” e së dielës i kushtohet punës... by kohanet