Arbëri

Prilli në Shqipëri nis me temperatura të larta, nga mesjava shi

Kthjellime dhe temperatura të larta do të na shoqërojnë këtë fillim muaji, por situata atmosferike do të ndryshojë. Sipas meteorologëve, mesjava në Shqipëri do të sjellë reshje shiu në pjesën më të madhet të vendit, shira që mbeten prezentë thuajse gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të muajit.

Por, nuk do të ndodhë e njëjta gjë me temperaturat e ajrit; ato do të mbeten të larta në shumicën e ditëve kur priten maksimume 25-26°C duke përjashtuar 2-3 mëngjese të cilat pritet të jenë vërtet të freskëta duke ri-shfaqur dëborën në zonat e thella malore në veri të vendit. Ndërsa në terma afatgjatë, prilli 2019, por edhe muaji maj do të përmbyllin një pranverë më të freskët dhe më të thatë se pranvera e vitit të shkuar.