Arbëri

Sot mot i ngrohtë, temperaturat deri në 20 gradë

Foto: Driton Paçarada / KD

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë temperaturat do të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur, por stabil atmosferik. Në këto kushte do të mbaj mot me diell dhe i nxehtë, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.