Arbëri

Pacolli flet për marrëdhëniet e mira Kosovë-Zvicër

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të fundit ku ministri Pal Lekaj ka kërkuar largimin e ambasadorit zviceran, Jean-Hubert Lebet, e pas kësaj u kërkua nga deputetë të ndryshëm, shkarkimi i tij.

Pacolli, nuk i ka përmendur asnjëherë këto përplasje, por, ka folur për raportet e mira që ka Kosova me Zvicrën, dhe që Kosova gjithnjë do t’i pranojë këshillat e këtij shteti.

Lexo edhe: Kërkohet shkarkimi i ministrit të Kosovës që kërkoi largimin e ambasadorit zviceran

“Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet tjera perëndimore, ka mbështetur fuqishëm rrugëtimin e Republikës së Kosovës në të gjitha etapat. Kontributi i Zvicrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

Ambasadorit Jean-Hebert Lebet, thotë Pacolli, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.

“Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t'i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa herë kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicra”, ka përfunduar Pacolli.