Arbëri

Abdixhiku: Shkatërruan gjithçka brenda, tash rendin e kanë miqtë jashtë

Descriptive Text

Shkatërruan gjithçka brenda, tash rendin e kanë miqtë jashtë. Kështu është shprehur deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka reaguar pas deklaratave të ministrit Pal Lekaj, që kërkoi largimin e ambasadorit zviceran nga Kosova.

Lexo edhe: Kërkohet shkarkimi i ministrit të Kosovës që kërkoi largimin e ambasadorit zviceran

“Logjika e kapjes: - Mbajë “të tanët” që mashtrojnë me 53 milionë në autostradë, punësojnë gjithandej djem, reja, kusherinj e familjarë. - Dëbo “të huajt” që me para të taksapaguesve evropianë ndërtojnë ujësjellës, ruajnë kufinjtë e lobojnë për ty jashtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku ka thënë “Shkatërruan gjithçka brenda. Tashti rendin e kanë miqtë jashtë. Me rëndësi kapja, kushdo që u del para ka të njëjtin fat”.