Anketë në Serbi: Shumica e qytetarëve mendon se Kosova është humbur Foto: Reuters

Anketë në Serbi: Shumica e qytetarëve mendon se Kosova është humbur

28 March 2019 19:42

Shumica e qytetarëve të Serbisë mendon se Kosova është e humbur dhe se Serbia nuk ka mundësi që në të ta vërë sovranitetin e vet, ndërsa beson se nuk do ta njohë Kosovën dhe shumica e tyre do të votonte kundër njohjes së saj në referendumin eventual , thotë hulumtimi i Instituti beogradas për çështje evropiane, transmeton Koha.net.

Në anketë 47 për qind e të pyeturve ka thënë se Kosova është e humbur, mendim të kundërt kanë 41 për qind e të anketuarve, ndërsa 12 për qind nuk kanë ditur si të deklarohen, përcjell agjencia serbe e lajmeve Beta.

Se Kosova është e humbur me përqindje më të madhe mendon pjesa e të pyeturve nga mosha 30 - 60 vjeçare me arsimim të mesëm e të lartë si dhe të pyeturit nga të gjitha rajonet e Serbisë lindore e jugore.

Në anketë kanë marrë pjesë 1207 respondentë.

Qytetarët e anketuar kanë theksuar kryesisht se nuk kanë marrë pjesë në dialogun e brendshëm për Kosovën dhe se nuk e dinë çfarë do të thotë kufizim, ndërsa shumica e tyre e kundërshtojnë atë

Më shumë se gjysma e të pyeturve (54 për qind) ka vlerësuar se qeveria aktuale nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, 27 për qind e tyre mendon se do ta njohë pavarësinë, ndërsa 19 për qind nuk ka dhënë përgjigje.

Në anketë 78 për qind e qytetarëve ka thënë se nuk do ta përkrahë pavarësinë e Kosovës edhe sikur Serbia të bëhej anëtare e Bashkimit Evropian.

57 për qind e të pyeturve s’e ka ditur ç’është ideja e kufizimit ndërmjet Serbisë e Kosovës. Afër 29 për qind e qytetarëve mendojnë se kufizimi është ndarja e Kosovës sipas të cilit veriu do t’i takonte Serbisë e Lugina e Preshevës Kosovës, transmeton Koha.net.

14 për qind e të pyeturve mendon se kufiri duhet të vendoset ashtu si është tash.

Gati gjysma, 41.8 për qind ka thënë se nuk e përkrah kufizimin e ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Në pyetjen se si do të votonin sikur nesër të mbahej referendumi për pavarësinë e Kosovës, 74.5 për qind ka thënë se do të votonin kudër saj, për do të votonin 6.2 për qind, 11.0 për qind nuk do të dilte në referendum, ndërsa 8.3 për qind nuk u deklarua.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme