Arbëri

KQZ-ja merr vendimet e para pas dekretimit të anëtarëve të rinj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), menjëherë pas dekretimit të anëtarëve të rinj, ka mbajtur mbledhjen e parë me përbërjen e re, ku është marrë vendim për zëvendësimin e asamblistëve nëpër kuvende komunale.

Anëtarët e KQZ-së kërkuan që sa më parë të ekzekutohen këto vendime për asamblistë nga sekretariati i KQZ-së, raporton ksp.

KQZ ka miratuar fondin prej 4 milionë e 200 eurosh që i takon subjekteve parlamentare për vitin 2019.