Arbëri

Rukiqi numëron tri komponente të diasporës që nuk janë shfrytëzuar

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se dialogu publiko-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat në vend ka një rëndësi shumë të madhe.

Ai në “Express Intervistën” ka thënë se në 3-4 vitet e fundit ka pasur një hendek ndërmjet sektorit privat e publik, derisa institucionet publike e private janë përgjegjës për krijimin e një fryme efektive.

Dhe mungesa e dialogut përgjatë kësaj kohe mund të sjellë dëme afatgjate.

“Këta mekanizma kanë synim ta kthejnë debatin për të mirën e sektorit privat dhe ta rrisin presionin. Zyra e Komunitetit të Biznesit në kuadër të Kuvendit të Kosovës synon që të sigurojë që ligjet të jenë të përshtatshme për ekonominë në vend. Pse kemi kritikuar Ligjin për Pagat në sektorin publik. Pritjet që po i krijojnë është se ata duhet domosdoshmërisht të punojnë në sektorin publik. E kur nuk po e arrijnë këtë synojnë të plotësojnë nevojat e tyre duke dalë në vendet e huaja”, ka thënë Rukiqi.

Sipas tij është shqetësuese fluksi i atyre që po shkojnë në vendet e tjera me leje të punës, sidomos në Gjermani, e që kryesisht janë njerëz të kualifikuar.

Sipas tij 30-40 mijë leje pune mesatarisht ka lëshuar shteti i Gjermanisë.

“Çfarëdo regresi, ngecje do të ketë pasoja. Mos ta harrojmë se nga qershori Shkupi do të jetë 30-40 minuta larg Prishtinës, prandaj konkurrenca do të jetë në kontekst rajonal edhe për shkak të infrastrukturës, digjitalizimit etj.”, thotë Rukiqi.

Ai thotë se ky dialog që është hapur do të sjellë ndryshime pozitive për kompanitë kosovare.

e hapjes së tregut – që është mjaft paradoksale që të kërkohet nga vet kompanitë, ka qenë shumë e rëndësishme. Kurse probleme të një mozaiku të madh janë mosfurnizimi i rregullt, mos investimet në rrjet, ndërpreje të caktume, raportet kontraktuale mes KEDS-it dhe kompanive e shumë të tjera për të cilat duhet një debat i gjerë”, u shpreh Rukiqi.

Sipas tij diaspora nuk është shfrytëzuar si duhet për rritjen ekonomike në vend.

“Diaspora është më e lidhur me zhvillimet në vend edhe më shumë se ne që jetojmë këtu. Kjo ndikon në perceptimin e tyre për vendin, dhe kjo i bën skeptik për investime në Kosovë pasi e dimë se çfarë lajme prodhohen”, shprehet Rukiqi.

Rukiqi numëroi tri komponente që nuk janë shfrytëzuar nga diaspora:

1. Potencialin e duhur për me e rritë eksportin e vendit – për shkak të rrjeteve komunikuese që ata i kanë në vendet ku jetojnë.

2. Potencialin e tyre për me nxitë investime

3. Potencialin e tyre që të sjellin teknologjinë nga vendet ku funksionojnë.