Arbëri

Edhe PSD-ja e pakënaqur që ka mbetur jashtë KQZ-së, thonë se do t’i drejtohen Kushtetueses

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar se nëse nuk përzgjidhet një anëtar i tyre në KQZ, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, atëherë çështjen do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, ndërrimi i qëndrimit të presidentit Hashim Thaçi pa dhënë një shpjegim paraqet një rast se mund të ketë ndërhyrje nga brenda apo jashtë.

Molliqaj kërkoi nga kryeministri apo kryetari i kuvendit të kërkojnë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen, përcjell kp.

“Ne si PSD në vazhdimësi e kemi konsideruar të padrejtë qëndrimin e presidentit për të bllokuar KQZ-në. Megjithatë, në dhjetor ky president ka marrë vendim që secili grup parlamentar të ketë nga një anëtar në KQZ. Ne e kemi dërguar, kemi pritur një vendim nga presidenti, dhe nuk kemi marrë asnjë vendim për ndërrimin e qëndrimit paraprak. Ne besojmë që në bazë të interpretimit kushtetues nga takon një anëtar në KQZ”, tha ai.

Lexo edhe: Nisma e pakënaqur që do të mbetet jashtë KQZ-së