Arbëri

Sejdiu insiston se Kuvendi duhet ta ndalë marrëveshjen me “Contour Global”, e konsideron “burg energjetik e financiar për Kosovën”

Foto: Koha

Kryetari i Grupit Parlamentar të PSD-së, deputet i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu, ka thënë se Kuvendi, duhet të ndalë marrëveshjen me “Contour Global”, pasi sipas tij, ashtu siç e ka cilësuar edhe më herët, është vetëm shkatërrim për Kosovën.

“Qeveria e Kosovës ka themeluar kompani të re publike (NKEC), e cila DETYROHET TË BLEJË tërë kapacitetin prodhues të TC të ri të “Contour Global” me çmim prej EUR 80 për Mwh. ‘ÇMIMI I SYNUAR’ PREJ 80 €/MWH (Power purchase Agreement, Recital F, fq.7) është dy herë më i lartë se çmimi që e faturon sot KEK!”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Lexo edhe këtë: Sejdiu: Kuvendi duhet ta ndalë marrëveshjen me “Contour Global”, shkatërrues jo vetëm për qytetarët por edhe prodhuesit vendor

Sipas Sejdiut, kompania NKEC do t’i shesë KEDS-it energji me çmim të tregut, dhe nëse ka ndryshim në mes të çmimit të treguar dhe atij të synuar, i njëjti do të subvencionohet nga buxheti.

“Këtë energji elektrike kjo kompani e re publike (NKEC) do t’ia shesë KEDS-it me çmim të tregut, dhe nëse ka ndryshim në mes të çmimit të tregut dhe këtij të synyar, i njejti dallim do të subvencionohet nga buxheti i Kosovës! Këtë obligim kjo qeveri e ka garantuar për 20 vitet e ardhshme! 20 vite subvencionim i fitimit privat, 20 vite barrë mbi qytetarët e bizneset! Në vitin 2043, Kosova lirohet nga ky obligim! Thënë troç, burg energjetik e financiar pêr Kosovën! Kuvendi i Kosovës duhet ta ndalë këtë marrëveshje!”, ka shkruar ajo.