MASHT-i mirëpret aprovimin e koncept-dokumentit për AKA-në Foto: Ilustrim

MASHT-i mirëpret aprovimin e koncept-dokumentit për AKA-në

26 March 2019 15:37

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka mirëpritur sot miratimin e koncept-dokumentit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se kjo është në funksion të krijimit të kornizës ligjore specifike me qëllim që të sigurohet pavarësia e plotë e funksionimit të AKA-së.

Bytyqi ka thënë se ministria që ai drejton e vlerëson si moment tejet pozitiv miratimin e këtij koncept-dokumenti, që gjithashtu edhe programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, e trajton me prioritet të lartë.

“MASHT do të jetë përgjegjëse për krijimin e politikave në pavarësimin e plotë të funksionimit të Agjencionit Kosovar të Akreditimi dhe do të kujdeset që kjo fushë të rregullohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, shkruan Bytyqi në Facebook.

Ndryshe, koncept-dokumenti është i përfshirë në planin e punës se MASHT për vitin 2019 dhe PSAK-un.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme