Certifikohet ‘Air Albania’, do të operojë në 5 aeroporte

Certifikohet ‘Air Albania’, do të operojë në 5 aeroporte

26 March 2019 14:53

Air Albania ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian.

Air Albania ka marrë certifikimet e nevojshme pranë Autoritetit të Aviacionit Civil sipas kërkesave të kuadrit ligjor vendas dhe direktivave të Bashkimit Europian.

Gjatë një konference për shtyp Krislen Keri, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil bëri me dije edhe detajet duke theksuar se tashmë avioni i parë i linjës ajrore “Air Albania” është regjistruar nën emërtimin A319 Za Bel në regjistrin e avionëve civilë.

Ai bëri me dije po kështu është miratuar pjesa e stafit prej 38 punonjësish dhe tetë pilotësh të kompanisë. Kodi që do të mbajë avioni është ABN. Mirëmbajtja e avionëve do të bëhet nga pjesa teknike e kompanisë Turkish që është edhe aksionere ndërkohë që kompania shqiptare do të atashohet pranë organizatës së trajnimit të Turkish Airlines.

“Fluturimet do të nisin me destinacion aeroportin e ri të Stambollit ndërkohë që kompania Air Albania ka njoftuar se është në pritje të avionit të dytë që do të ketë si synim destinacionet në aeroportet europiane. Në duam të bëjmë përgatitjet për avionin e ri i cili do të ketë destinacionet e reja në aeroportet europiane.

Tre aeroporte në Itali ku bëjnë pjesë Roma Milano dhe Bolonja si dhe Aeroporti i Londrës. Futja e Air Albania ka sy aspekte pozitive ku e para suynohet që të ketë ulje të çmimit të biletave pasi ofrohet një alternativë më shumë dhe më e lirë si dhe prezencë e Shqipërisë në një treg dhe destinacione ku ka shqiptarë” tha Keri. Tashmë kompania duhet të vijojë me licencimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

Në 16 qershor të vitit të shkuar , Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, sh.p.k.

Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind.

“Air Albania” është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime low cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra.

Në mes të shkurtit të këtij viti u njoftua nënshkrimi marrëveshjes tripalëshe financiare mes aksionerëve të kompanisë ndërkohë që u bë me dije se kompania ishte në procesin e përmbushjes së disa kërkesave teknike dhe hartimi dokumentesh si një hap që do të sillte certifikimin/Shqiptarja.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme