Arbëri

Tre shtete ndajnë vendin e parë për pasaportën më të fuqishme në botë, e Kosovës nga fundi i listës

Descriptive Text

Është publikuar ranglista globale e pasaportave më të fuqishme në botë, ku është zbuluar se vendin e parë tani e ndajnë tre shtete, Japonia, Singapori e Koreja Jugore.

Këto tri vende mund t’i vizitojnë 189 vende të botës pa viza, transmeton Koha.net.

Në vendin e dytë vjen pasaporta gjermane, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Franca, Danimarka, Finlanda, Italia e Suedia.

Të katërtin Spanja e Luksemburgu, e të pestin Austria, Norvegjia, Holanda, Portugalia, Zvicra e Mbretëria e Bashkuar.

Kosova në këtë ranglistë renditet e 95-ta, me pasaportën e të cilës mund të vizitohen 43 vende pa viza.

Ndërsa Shqipëria në vendin e 48, e mund të vizitojë 116 vende pa viza.

Klikoni këtu për ta parë listën e të gjitha vendeve.