Arbëri

Ismaili thotë se është hequr lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK

Descriptive Text

Pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK.

Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një postimi në Facebook, i cili po ashtu tha se deri më tani qytetarët kanë pritur deri në dy muaj që t’i diagnostikojnë shkaqet e sëmundjes së tyre.

“Tani të gjithë ata mund ta marrin këtë shërbim brenda dy ditëve. Kjo do të shkurtojë edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do t’i mbrojë ata nga shpenzimet e shumta financiare”, ka shkruar ministri.